Mediat folën për transferimin e goditur në Angli, trajneri flet për Armando Dobran: Ai është gjithçka që unë dua në futboll, ka pafund cilësi

mediat folen per transferimin e goditur ne angli trajneri flet per armando dobran ai eshte gjithcka qe une dua ne futboll ka pafund cilesi
mediat folen per transferimin e goditur ne angli trajneri flet per armando dobran ai eshte gjithcka qe une dua ne futboll ka pafund cilesi

Armando Dobra është përfolur shumë në media sa i përket një kalimi që do të ishte një hap përpara në karrierë për të. 23-vjeçari që po luan pas sulmuesit kryesor, ka shënuar 8 gola në këtë sezon në League Tëo në Angli. Në media është përfolur shumë për kalimin e tij te Stockport. Do të ishte një hap përpara jo vetëm për faktin se kjo skuadër ndodhet në League One, por gjithashtu ndodhet në pozitën e sipërme të tabelës duke luftuar për t’u ngjitur në Championship, niveli i dytë i futbollit në Angli.

Por trajneri i Chesterfield, Cook, ka treguar edhe njëherë besimin e tij të madh te shqiptari duke e kërkuar të paktën deri në fundin e këtij sezoni. “Për momentin, Armando Dobra ndodhet në autobus me ne. Ai ka gjithçka që unë dua në futboll, e luan ndeshjen ashtu sic mua më pëlqen që të luhet futbolli. Ka pafund cilësi dhe golat e tij e tregojnë këtë. E di që një ditë do të largohet, por po mendoja se do të ishte më mirë që të na dërgojë njëherë atje ku ne duam, për sa kohë vazhdon në këtë formë fantastike”, tha trajneri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →