Me shiritin e kapitenit në krah, talenti i Shpresave e nis vitin 2025 me gol në kampionatin italian

me shiritin e kapitenit ne krah talenti i shpresave e nis vitin 2025 me gol ne kampionatin italian

Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin e Kombëtares Shpresa, Dario Daka, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Leçes në kampionatin e të rinjve.  



Me shiritin e kapitenit në krah, Daka arriti të realizonte në minutën e 31-të të sfidës, në duelin ndaj Kaljarit U20 të vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.

daka

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 me 0 për Leçen. Për Dakën ky ishte goli i dytë në këtë edicion. Ai disa herë është grumbulluar edhe nga ekipi i parë, teksa është në pritje për të hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë.  

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →