Armando Broja ka zgjedhur që të festojë ditëlindjen e tij të 23-të duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në “Air Albania”, sulmuesi sigurisht që pret një fitore si dhuratë nga kuqezinjtë.
“Kam ditëlindjen sot, një ditë e bukur për mua. Por do kishte qenë edhe më e bukur me fitore.
Ky stadium është shtëpia jonë, është shpirti jonë, në jep mbështetje, Shpresoj të jetë e bukur dhe lojtarët të luajnë bukur sot.
Kthimi në tetor? Shpresoj, të shohim. Kam një dëmtim të vogël, por shpresoj të rikuperohem a më shpejt dhe të kthehem të luaj për tifozët.
I kam takuar disa lojtarë, shkova te hoteli, takova Mitajn, Uzunin, Bajramin e të tjerë. Ishin shumë të gëzuar e kënaqur, shpresoj të fitojmë sonte dhe do ishte një dhuratë e bukur.
Normal më mungon ky stadium se janë bërë dy vite pa luajtur këtu dhe me mungon shumë. Kam shumë qejf të luaj për Kombëtaren, më jep ndjesi të mirë. Sa më shpejt shpresoj të kthehem e të luaj këtu.
Evertoni? Është një shans shumë i bukur për mua, jam huazuar edhe te Sauthempton dhe kam bërë emrin në Premier Ligë. Ishalla pas dëmtimeve të vogla të nis përsëri hapin përpara dhe të vazhdoj me gola e pa dëmtime.
Kush shënon? Nuk e di, do jetë e vështirë. Them se ndoshta Asllani më duket se do bëjë gol, them se Asllani”, deklaroi Broja për “SuperSport” para ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co