
Atalanta ka reaguar pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. Bergamaskët kanë fituar me goleadë 0-5 kundër Empolit. Gasperini është shprehur pas ndeshjes se kjo ishte mënyra e duhur për të ecur përpara. Trajneri 67-vjeçar është optimist pas kësaj fitoreje, pasi sheh një mundësi të mirë për t’ju afruar më tepër Interit dhe Napolit në garën për titullin kampion.
“Sot ishte mënyra më e mirë për të ecur përpara. Fitorja e sotme sugjeron se kemi një renditje të jashtëzakonshme. Objektivi i javës së ardhshme është t’i afrohemi njërit mes Interit dhe Napolit, ose të dyve duke ditur që do të kenë një përballje të drejtpërdrejtë.
A do të jetë përparësi mosluajtja në Ligën e Kampionëve? Lë të shpresojmë. Sigurisht që na vjen keq që nuk do të jemi më aty (në Ligën e Kampionëve). Nëse duhet të tregohem i sinqertë, mua më leverdis tani më shumë që do të kem një javë më të gjatë”, ka thënë Xhan Piero Gasperini./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news