“Më ka kërcënuar me video intime”, Vanda akuzon Ikardin: I tregova vetë për marrëdhënien me Keita Balde

me ka kercenuar me video intime vanda akuzon ikardin i tregova vete per marredhenien me keita balde
me ka kercenuar me video intime vanda akuzon ikardin i tregova vete per marredhenien me keita balde

Vanda Nara ka sulmuar publikisht ish-bashkëshortin e saj, Mauro Ikardi, përmes një postimi në Instagram. Ajo ka treguar se ishte e detyruar t’i kalonte festat e fundvitit larg vajzave të tyre, Isabella dhe Françeska. “Me vajzat jo”, – shkroi Vanda në rrjetet sociale. 



“Heqja e sigurimit shëndetësor për pesë fëmijë të mitur, mos pagesa e shkollës, mos pagesa e ushqimeve, t’i lërë të jetojnë me një grua që nuk është nëna e tyre dhe të më ndalojë të flas me vajzat e mia për Krishtlindje dhe çdo ditë tjetër. A është kjo dhunë? Kërkoj drejtësi, nëse ekziston”. 

Në një intervistë për programin argjentinas LAM, Vanda konfirmoi lidhjen e saj me Keita Balde, ish-shok skuadre i Ikardit tek Interi.  

“Po, unë ia thashë vetë Mauros. Në atë kohë isha ndarë prej tij dhe i tregova për atë marrëdhënie”, – pranoi 37-vjeçarja. Ajo shtoi se Ikardi e kishte kërcënuar me video intime: “Më kërcënonte se do t’i publikonte. Duhet të ketë shumë, duke qenë se kemi jetuar bashkë për 12 vite dhe në shtëpinë tonë kishte kamera kudo”. 

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →