Fermin Lopez ka qenë njeriu i ndeshjes në triumfin e thellë të Barcelonës kundër Valencias.
Mesfushori e ka mbyllur takimin me dy gola dhe po kaq pasime për gol. Nuk janë vetëm golat dhe asistet që e bënë atë më të mirin e ndeshjes por dhe një sërë treguesish të tjerë.
Ai e ka shfrytëzuar si mos më mirë shansin e dhënë nga Flik që e vendosi titullar.
“Unë përpiqem të bëj më të mirën për ekipin sa herë që trajneri më hedh në fushë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen time. Jam i kënaqur për golat, për asistet për shokët e ekipit dhe mbi të gjitha për fitoren. Kemi pasur një ecuri jo shumë pozitive në Liga, por besoj se me këtë fitore kundër Valencias do të kthehemi fuqishëm edhe në kampionat. Për ne ka qenë një javë shumë pozitive me fitoren dhe kualifikimin në Champions dhe me këtë sukses kundër Valencias. Tani të shohim përpara”, tha Fermin Lopez.
PANORAMASPORT.AL