“Me Atalantën do të jetë luftë”, Barela: Më mirë asiste se gol, ja sekreti i Interit

me atalanten do te jete lufte barela me mire asiste se gol ja sekreti i interit

Nikolo Barela nuk shënoi, por bëri të tjerët që të shënojnë. Mesfushori i Interit ishte i frymëzuar kundër ish-skuadrës së tij duke dhënë 2 asiste perfekt. Ai ka zbuluar sekretin e kësaj skuadre.



me atalanten do te jete lufte barela me mire asiste se gol ja sekreti i interit

“Duhet që të falënderojmë trajnerin për mënyrën se si na vendos në fushë dhe për atë që na ka dhënë. Pastaj ata që e interpretojnë ndeshjen jemi ne, por unë e them gjithmonë që ky është një grup i jashtëzakonshëm lojtarësh që kanë të njëjtin drejtim. Kjo është gjëja më e rëndësishme, më e rëndësishmja nga të gjitha të tjerat madje. Lautaro? Është bukur të japësh asiste. Unë kam thënë që më pëlqen më shumë të jap asiste sesa të shënoj gol. Kjo është e vërteta. Jam i lumtur për të sepse e meriton. Punon shumë për skuadrën. Por të gjithë sulmuesit tanë po bëjnë një punë të shkëlqyer”, tha Barela.

Më tej foli edhe për gjysmëfinalen kundër Atalantës.

“Do të jetë një ndeshje e bukur mes 2 skuadrave të forta. Atalanta këtë vit ka bërë një hap cilësor dhe ka zbehur disi diferencën me të tjerat. Duhet që t’i bëjmë komplimentet. Por edhe ne jemi skuadër e madhe dhe e rëndësishme. Luajmë për fitore”, tha Barela.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →