Mirlind Daku do të qëndrojë të paktën deri në janar te Rubin Kazani në kampionatin rus. Sulmuesi kryesor i këtij ekipi, kishte disa oferta për të lëvizur këtë verë, por siç duket gjithçka është shtyrë për në muajin janar.
Dje, u mbyll edhe merkatoja në këtë shtet dhe Rubin Kazani transferoi edhe një tjetër sulmues shqiptar, Marvin Çunin i cili u ble nga Frozinone për dy milionë euro.
Ndërkohë, dje ekipi rus ka bërë një tjetër goditje, mesfushorin Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rjekës. Mesfushori ka lindur në Kroaci, por prindërit i ka goran nga qyteti i Dragashit, çka i jep mundësinë të luajë për Kosovën, apo edhe për Shqipërinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co