
Empoli ka rekuperuar një element të rëndësishëm për ndeshjen kundër Juventusit. Ardian Ismajli do të hyjë në fushë nga minuta e parë në çerekfinalen e sotme të Kupës së Italisë.
Pas një mungese për shak të dëmtimit, mbrojtësi shqiptar është riaftësuar dhe do të përpiqet të ndihmojë skuadrën toskane të befasojë Juventusin në këtë sfidë të rëndësishme.
Mungesa e Ismajlit u ndje së tepërmi te Empoli, teksa prapavija “ka futur ujë” pa të. Në 2 ndeshet e fundit pa Ardianin në fushë, Empoli ka pësuar plot 8 gola./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news