Reali e ka nisur me humbjen turneun në SHBA, ku skuadra e Ançelotit u mund nga Milani. Një nga lojtarët e Realit që kakomentuar humbjen kundër kuqezinjve të Milanos ka qenë Lukas Vaskez. Mbrojtësi i “Los blancos” ka vlerësuar paraqitjen eekipit, ndonëse me shumë të rinj në përbërje.
“Nuk dua të shoh shumë rezultatin sesa lojën që kemi zhvilluar. Unë dua theksoj qasjen e skuadrës. Ne luajtëm 90 minuta të mira, me raste dhepunë të mirë. Në një aksion të Milanit, pas një gabimi nga anajonë, ata shënuan. Është nder të jesh kapiten i kësaj skuadrenë çdo ndeshje. Kundër Milanit ishte radha ime dhe jam shumëi lumtur për këtë. Këto miqësore shërbejnë për tu kolauduar në mënyrë që të jemi nëkushtet më të mira për të luftuar për të gjithë titujt në sezonin e ri. Kjo është ajo që nathotë dhe na kërkon trajneri”, deklaroi Lukas Vaskez. Mbrojtësi i “Los blancos” komentoi dhe paraqitjen e Gylerit dhe të rinjve të tjerë, por natyrisht dhe për Kilië Mbape.
“Arda e mbylli në formë të shkëlqyer sezonin e kaluar. Këtë e tregoi dhe gjatë Europianit nëGjermani me kombëtaren e vendit të tij. Ai ka një potencial tëjashtëzakonshëm, dhe një dëshirë të madhe për të mësuar, dheai po e tregon veten në fushë. Unë jam i sigurt që këtë sezondo të shohim momente të shkëlqyera nga Arda”, theksoi numri17 i Realit të Madridit. Në fjalën e tij për mediat pas humbjesme Milanin, Lukas Vaskez iu referua rolit të lojtarëve të rinj nëmiqësoren e parë para sezonale.
“I kam parë shumë mirë. Nëkëtë ndeshje u pa se si Endrik ashtu edhe lojtarët e ardhur ngaekipet zinxhir kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kanë një tëardhme të madhe. Jam i bindur se sezoni i ri do të jetë argëtues për të gjithë ne. Me ardhjen edhe të Mbapesë do të jemiedhe më të fortë dhe më konkurrues”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co