Mbretëresha aborigjene e Zelandës së Re ngjitet në fron në moshën 27 vjeçare

mbreteresha aborigjene e zelandes se re ngjitet ne fron ne moshen 27 vjecare
mbreteresha aborigjene e zelandes se re ngjitet ne fron ne moshen 27 vjecare

Bija e mbretit të popullit aborigjen të Zelandës së Re, Tūheitia Pōtatau Te Wherowhero ka marrë fronin e të atit pas vdekjes së tij në moshën 69 vjeçare.

27 vjeçarja Ngā wai hono i te po, është mbretëresha e re dhe gruaja e dytë që bëhet monarke Māori sipas traditës së daton nga viti 1858.

Funerali disa ditor i mbretit Tūheitia përfshinte jo vetëm fise Māori por dhe liderë të partive politike, ish-kryeministra dhe liderë të komb-ishujve të paqësorit, diplomatë dhe përfaqesues të kurorës britanike.

Mijëra të ftuar erdhën në ngricën e mëngjesit, duke parkuar larg makinat e tyre e duke ecur në rrugët e spërdredhura rurale në këmbë, ose me fëmijë mbi shpatulla.

Nga Wai Hono itepo Paki, është bija e vetme e mbretit të ndjerë dhe u prezantua si mbretëresha e re ditën e fundit të funeralit gjashtë-ditor, duke nisur një epokë të re në lëvizjen e rezistencës Maori, shkruan The Guardian.

Kiingi Tuheitea vdiq një javë më parë në moshën 69 vjeçare pas një operacioni në zemër.

Në ceremoninë në qytetin e vogël Ngāruawāhia, mbretëresha e re u shoqërua në fron nga këshilli i 12 të vjetërve. Posti nuk trashëgohet automatikisht pasi mbreti ka gjithashtu dy djem.

Përfaqësuesi vendas Tekau-Maa-Rua tha se çeremonia e rëndësishme daton shumë gjenerata më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →