Është mbledhur këtë të premte Komisioni për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, i drejtuar nga socialisti Fatmir Xhafaj.
Xhafaj i ka bërë thirrje opozitës që të marrë pjesë në Komision, pasi pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme. Po ashtu, Xhafaj tha se iu bën thirrje ekspertëve shqiptarë, kudo ata jetojnë, që nëse dëshirojnë, të kontributojnë me ekspertizë.
Fatmir Xhafaj: Është me rëndësi që opozita të marrë pjesë në Komision. Shpresoj që opozita të reflektojë dhe të marrë pjesë. Procesi është gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional me produkte të qarta e të dobishme. Kemi ftuar dhe aktorë të tretë të marrin pjesë në këtë Komision. Ju bëjmë thirrje ekspertëve shqiptarë kudo që ata jetojnë, që të ndihmojnë me ekspertizë. E kemi të nevojshme që të hapim një faqe për të informuar publikun në lidhje me mbarëvajtjen e Komisionit për Antikorrupsionin.
Etilda Gjoni: Kemi mundësi që të tërheqim edhe ekspertë shqiptarë, që mund të japin kontribut për vendin.
Eduard Shalsi: Përpos faqes publike online, besoj se na duhen dhe rrjetet sociale, si prsh Linkedin, që është rrjet profesionistësh. Të mos mbetemi vetëm tek uebi, por të aktivizohen dhe platforma të rrjeteve sociale.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co