Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku janë zgjedhur 12 drejtuesit e qarqeve.
Gjekmarkaj tha se kreu demokrat Sali Berisha dha udhëzime në këtë mbledhje. Sipas tij, Berisha është figurë kryesore e Partisë Demokratike dhe është i padiskutueshëm në drejtimin e partisë.
Agron Gjekmarkaj: Në mbledhjen e Kryesisë së PD u diskutua për gjendjen e vendit. Fjala e Berishës ishte një apel, një fjalë udhëzuese për strukturat e PD dhe për vetë qytetarët që shohin me shpresë nga opozita. Pjesa e dytë ishte shpallja e kryesuesve në qarqe. U zgjodha kryesues i PD për qarkun Lezhë. Unë jam një person që besoj se kam bërë dhe do të bëjë gjithçka për Lezhën. Berisha është figura kryesore e PD, është i padiskutueshëm në drejtimin e Partisë Demokratike.
[embedded content]
Qytetarët jetojnë në një shtet, ku iu futen duart në xhep, ku krimi i organizuar menaxhon votat dhe qytetarët besoj se janë të irrituar nga kjo situatë. Rama po sillet si mbret në Republikë Parlamentare dhe qytetarët kanë të drejtë të reagojnë. PD grumbulloi gati 600 mijë vota, në kushte tepër të këqija, do bëjë më mirë tashmë që jemi bashkuar. 12 drejtuesit e PD në qarqe kanë integritetin për të udhëhequr fushatën të suksesshme. Drejtësia e re po vepron me regji.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co