Dyshja e sulmit të titullit kampion të Interit ka marrë edhe një prapashtesë: Ta. Dhe kështu që sulmi i zikaltërve quhet TuLaTa, pra Turam, Lautaro dhe Taremi. Një treshe që do të ndihmojë trajnerin Inzagi për të ngjyrosur sërish me blu kampionatin e radhës.
Një armë e fortë që ka kushtuar vetëm… 25 milionë euro. Kaq ka qenë vlera e transferimit të Lautaro Martinezit nga Rasing de Avejaneda në vitin 2018. Turam dhe Taremi në fakt u transferuan me kosto zero dhe si futbollistë pa kontratë. Është një triumvirat me 400 gola dhe që e provoi veten kundër Xhenoas në ndeshjen e parë të kampionatit. Ishte debutimi i një ideje të re, që Simone Inzagi do ta provojë edhe gjatë këtij sezoni, ndoshta kur sfidat janë të vështira dhe delikate për t’u fituar: Turam dhe Lautaro si titullarë dhe Taremi që mund t’ju shtohet gjatë ndeshjes.
Iraniani dha asistin e parë me fanellën zikaltër. U prezantua në “La Scala” si i ftuar special i yjeve. Gjithmonë ka qenë si mik duke sfiduar ekipet e Milanos në Champions, ndërsa të shtunën në mbrëmje luajti si një pjesëtar i klubit të madh të Interit. Mori duartrokitje të merituara dhe për pak sa nuk shembi “San Siron” kur tentoi një roveshatë që nuk i doli për pak. Inzagi i besoi “Tu-Ta”-s dhe ishte komod në këtë ndeshje. Shijoi asistin e Taremit dhe penalltinë e fituar nga Turam, protagonist i disa aksioneve të nivelit të lartë. Lautaro vëzhgoi nga tribuna, ndërsa po tenton të rikthehet në kohë për Atalantën. Teshja- Taremi nuk goditi kurrë portën ndaj Leçes, por dha asistin me kokë për Darmianin dhe nisi disa aksione shumë interesante. Te Porto e quanin “grerëza”, që të bezdis në çdo moment.
Kush e njeh nga afër e krahason me Klosen dhe Xhekon, dy lojtarë që Inzagi i ka stërvitur, të parin te Lacio dhe të dytin tek Interi. Asnjë krahasim me të dy, thjesht një ngjashmëri në lojë. Stili i lojës së Taremit të kujton atë të gjermanit dhe boshnjakut. Ka shënuar 91 gola me Porton gjatë 4 viteve, por gjatë kësaj kohe ka treguar se di të luajë edhe për të tjerët. Në golin e dytë të Turamit kundër Xhenoas ka meritë edhe ai.
Ky është Taremi. Treshja e sulmit është si një “cocktail”. Në idetë e Inzagit çdo sulmues ka detyrën e tij. Turam është njeriu i thellësisë, ndërsa Taremi pyka që jep referimin, ndërsa Lautaro bën rakordimin mes tyre. Përfundimi është: 431 gola. Kaq kanë shënuar në total tre sulmuesit gjatë karrierës. Iraniani udhëheq me 195 gola, Toro me 156 dhe Turam me 80.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co