Mbeti i plagosur pas shpërthimit në Lushnjë, deputeti i PS-së në sallën e operacionit te Trauma. Mjeku jep të dhëna për gjendjen e tij

mbeti i plagosur pas shperthimit ne lushnje deputeti i ps se ne sallen e operacionit te trauma mjeku jep te dhena per gjendjen e tij
mbeti i plagosur pas shperthimit ne lushnje deputeti i ps se ne sallen e operacionit te trauma mjeku jep te dhena per gjendjen e tij

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit në një magazinë në pronësi të tij në Lushnje ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Mjeku i Spitalit të Traumës tha se deputeti është rigzaminuar dhe është futur në sallë, pas disa dëmtimeve në pjesën e barkut. Mjekët thanë se deputeti është në gjendje stabël dhe se ndërhyrja do të kërkojë kohë. Nga të dhënat, mësohet se deputeti ka politraumë.

“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →