
19 familje të fshatit Floq në bashkinë Korcë janë pajisur me lejën e legalizimit për banesat e reja të ndërtuara pas tërmetit të vitit 2019. Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole që ka shpërndarë lejet për banorët e fshatit Floq iu premtoi atyre se pas 30 ditësh do t’iu jepen edhe certifikatat pronësisë.
Nesim dhe Fatli Ramolli dy prej banorëve të cilët u pajisën me lejën e legalizimit u shprehën entuziastë dhe falenderues të institucionit të prefekturës dhe institucioneve të tjera që bënë të mundur legalizimin e banesave të tyre.
Në qershorin e vitit 2019 tërmeti i fuqishëm që shkundi Juglindjen kishte epiqëndër fshatin Floq në të cilin u dëmtuan qindra shtëpi duke lënë në qiell të hapur një pjesë të banorëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co