Mbështeti Hamasin, dëbohet nga Italia imami i xhamisë së Bolonjës

mbeshteti hamasin debohet nga italia imami i xhamise se bolonjes
mbeshteti hamasin debohet nga italia imami i xhamise se bolonjes

Imami i një xhamie në Bolonja, Zulfiqar Khan, është dëbuar këtë të martë nga Italia pasi ka shprehur mbështetjen e tij për lëvizjen palestineze Hamas, raporton Ansa.

Khan, i cili është shtetas pakistanez, është dërguar në stacionin policor, ku i është thënë se do të deportohet.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi nënshkroi një dekret për dëbimin e Khan nga territori italian për të garantuar sigurinë kombëtare, pasi u njoftua se imami shprehte një ide fundamentaliste për konceptin e xhihadit dhe, ndër të tjera, lartësoi martirizimin dhe veprën e muxhahidëve në konflikti izraelito-palestinez, duke shprehur mbështetje për Hamasin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →