Mbështetën ushtrinë ruse në luftën ndaj Ukrainës, SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve

mbeshteten ushtrine ruse ne luften ndaj ukraines shba vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individeve





































Shtetet e Bashkuara vendosën të premten sanksione ndaj më shumë se 400 firmave dhe individëve për shkak të mbështetjes së tyre për luftën e Rusisë në Ukrainë, tha Departamenti i Shtetit.

thesari

Në mesin e të sanksionuarve ka edhe firma kineze, të cilat SHBA-ja beson se po e ndihmojnë Moskën t’i shmangë sanksionet e Perëndimit dhe ta përforcojë ushtrinë.

Sanksionet përfshijnë masa kundër kompanive në Kinë, të cilat janë të përfshira në dërgimin e mjeteve të makinerisë dhe të mikroelektronikës në Rusi, sipas DASH-it.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka vendosur sanksioneve edhe ndaj rrjeteve transnacionale, të përfshira në shitjen e municionit dhe materialeve të tjera për Rusinë, dhe në mbështetjen e oligarkëve rusë dhe të tjerëve në shmangien e sanksioneve.

“Rusia e ka shndërruar ekonominë e vet në mjet shërbyes për industrinë ushtarake të Kremlinit”, tha sekretari i Thesarit amerikan, Wally Adeyemo.

“Kompanitë, institucionet financiare dhe qeveritë në gjithë botën duhet të sigurohen se nuk janë duke i mbështetur zinxhirët e furnizimit të industrisë së ushtrisë ruse”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi SHBA-në për “sanksionet e fuqishme shtesë”.

Ai shkroi në rrjetin social X se sanksionet do ta dobësojnë edhe më shumë aftësinë e Rusisë “për të kryer luftë agresive kundër Ukrainës”

Pasi e okupoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të vazhdueshme ekonomike ndaj Moskës./rel

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →