Reali i Madridit po kalon një moment të vështirë në këtë sezon. Humbja e mbrëmshme ndaj Milanit ka thelluar krizën e madrilenëve. Tieri Henri ka vënë në qendër të kritikave patriotin e tij, Kilian Mbapenë. Ish-sulmuesi francez ka thënë në studion e “Golazo”-s në “CBS Sports” se Mbape nuk mund të jetë më keq se ç’është tani. Henri kërkon prej sulmuesit të Realit që të bëjë gjënë më minimale që një numër “9”-sh mund të bëjë, të vrapojë pas shpinës së mbrojtësit.
“Ai do të bëhet më mirë, sepse nuk mund të jetë më keq se kaq. Nuk po i kërkojmë që të mbajë topin si Didier Drogbaja, që ishte e mrekullueshme, sepse e dimë që nuk është loja e tij. Nuk po i kërkojmë që t’i driblojë të gjithë, sepse nuk mund të ndodhë gjithmonë. Po kërkojmë një vrapim nga pas kur ekipi është i vendosur lart. Mund ta bëjë një vrapim. Rodrigo ishte thelbësor vjet pë rata kur humbisnin topin. Por është në stol tani. Ai e balanconte ekipin në lojën pa top, por tani nuk po luan”, ka thënë Tieri Henri./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news