Mbape çon topin në shtëpi me firmat e shokëve, francezi ndez “turbon” në La Liga

mbape con topin ne shtepi me firmat e shokeve francezi ndez turbon ne la liga
mbape con topin ne shtepi me firmat e shokeve francezi ndez turbon ne la liga

“Jam i lumtur për tre golat, por më shumë për fitoren. E them çdo javë, por ishte e rëndësishme të fitonim, veçanërisht pasi Atletiko e Madridi u ndal”, ishin fjalët e para të Kilië Mbape pasi “nënshkroi” tregolëshin e tij të parë me Realin e Madridit.



Ylli francez u gëzua para kamerave të “Real Madrid TV”… dhe tregoi topin e ndeshjes që mbante firmat e të gjithë shokëve të ekipit, të cilët nuk ngurruan ta uronin sulmuesin francez pas tre golave. “Për shumë të tjera, Kiki. I mrekullueshëm” ishte mesazhi i Fran Garsias.

“I madh, direkt për në Paris” shkruan Rodrigo. “Pressing Monster” shënon Luka Modriç. “Urime, more 9” (Bellingam) “Ooh la la, vëlla” (Brahim Diaz). Këto ishin disa nga firmat që mund të lexoheshin në topin që francezi mbante nën krah në “Nuevo Zorrilla”.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →