
Gjykata Penale ka caktuar 20 ditë burg për 35-vjeçarin, Jetnor Zhabolin. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Zhaboli mbante të mbyllur në banesë nënën, gruan dhe vajzën e tij. Prokuroria kishte kërkuar që 35-vjeçari të qëndrojë në qeli, për 30 dite deri sa të dalë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor.
Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co