Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News24 të moderatores Ina Qirjo, ka komentuar ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Boçi theksoi se maxhoranca dëshiron dështimin e Komisioneve Hetimore. Sipas tij, PS do që të dështojë edhe Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, pasi nuk ka vullnet për zbardhjen e çështjes.
“Maxhoranca dëshiron që të dështojnë Komisionet Hetimore, që të mos shkohet deri në nxjerrin e fakteve, që nuk dëshirohen nga qeverisja. Hetimet do nxjerrin në pah ndërhyrjet që janë bërë në sistemin TIMS.
PS kërkon që të zgjasë sa më shumë Komisionin. Partia Socialiste iu ka bërë presion edhe ekspertëve. Nuk ka vullnet për zbardhjen e çështjes. Di të them se nuk vë re vullnet për t’i shkuar deri në fund punën e Komisioneve. Korrupsioni ulëret, aferat ulërasin, ndërhyrjet që janë bërë në TIMS patjetër që kërkojnë hetime të hollësishme. Kemi sistem të tërë të ngritur me mentalitet grabitës, që janë komanduar nga Rama dhe Veliaj. Por, SPAK nuk guxon t’ja përmendë emrin Ramës dhe Veliajt”, tha Boçi.
Më tej, Boçi foli edhe për mandatin e Olta Xhaçkës, që u diskutua në Këshillin e Mandateve. Për Boçin, mandati i Xhaçkës duhet të hiqet.
“Mandati i Xhaçkës duhet të hiqet. Ka një vit që ka një vendim për mandatin e saj. Çështja e mandatit të Xhaçkës po flitet 1 vit me vonesë. Debatet në Komisione bëhen me qëllim që të fitohet kohë. Duhet t’i hapet rruga ligjore mandatit të Xhaçkës. Xhaçka po mbrohet politikisht”, u shpreh Boçi.
(d.xh-Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co