Tekniku i Teutës, Edi Martini u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Vllaznisë.
“Për sot normal që më vjen keq për mënyrën si luajti ekipi. Bëmë një lojë të mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Pësuam gol ne goditje standarde. Arritëm të barazonim, por goli i humbjes është për të ardhur keq sepse ishte për gabime individuale. Kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur.
“Është e vërtetë që 1 pikë në fund do na duhet shumë. Por më pëlqen grinta dhe dëshira e lojtarëve për të fituar ndeshjen. Por ka një anë medalje për besimin që lojtarët kishin për të përmbysur. Ajo pikë do na ndihmonte për të ngritur moralin. Por ndikuan edhe dëmtimet sepse ishin katër, por komplimentoj lojtarët pasi bënë një ndeshje mjaft të mirë”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co