
Ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Konferencën e Kryetarëve mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare.
Ambasada u shpreh në reagimin e saj se mirëpret marrëveshjen e cila do të lejojë rikthimin në normalitet në Parlament.
“Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë është thelbësore për të garantuar funksionimin korrekt të institucioneve demokratike, në të mirë të Vendit dhe popullit shqiptar”, u shpreh përfaqësia zyrtare e shtetit italian në Shqipëri.
Reagimi i plotë:
Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret marrëveshjen e arritur nga Konferenca e Kryetarëve e cila do të lejojë rikthimin në normalitet në Parlament. Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë është thelbësore për të garantuar funksionimin korrekt të institucioneve demokratike, në të mirë të Vendit dhe popullit shqiptar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co