Marota: Inter, tani dua Champions! Lukakun ta kujtojmë vetëm për gjërat pozitive

marota inter tani dua champions lukakun ta kujtojme vetem per gjerat pozitive





































Pavarësisht proble meve të vogla në fillimin e këtij sezoni të ri për Interin, presidenti Bepe Marota sheh larg dhe ka besim se ekipi zikaltër mund të konfirmohet në krye të kampionatit italian.

marota

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, numri një i kampionëve të Italisë ka shprehur fillimisht falënderimet për pronarët e rinj “Oaktree” që i kanë dhënë mundësinë për të qenë president.

“Sigurisht që jam mirënjohës për ‘Oaktree’ dhe besimin që ata më kanë dhënë. Por sigurisht që unë e mbështes punën time në një klub të fortë dhe me skuadër profesionistësh seriozë dhe shumë të aftë. Mbi të gjitha dua të falënderoj tifozët e Interit që më kanë mbështetur gjithmonë dhe janë një vlerë e shtuar për këtë ekip. Do të vë në praktikë të gjithë eksperiencën time që kam pasur në të shkuarën”, ishin fjalët e presidentit dhe njëkohësisht administratorit të Interit.

ËNDRRAT- Sipas tij, momentet e vështira për Interin kanë kaluar dhe duhet të shohë vetëm nga e ardhmja për të ëndërruar edhe Ligën e Kampionëve. “Interi është Interi. Ajo që është bërë në kohën time nuk është asgjë e jashtëzakonshme sepse kjo është një skuadër që ka fituar trofe edhe në të shkuarën. Sigurisht që ka kaluar një moment të errët dhe të vështirë, por kur fituam titullin e parë së bashku u çliruam të gjithë dhe larguam presionin.

Pastaj edhe vitin e kaluar fituam titullin e yllit të dytë në fanellë dhe duket sikur kemi fituar 10 tituj njëkohësisht. Tani Interi është rikthyer që të jetë Interi, që gjithmonë në historinë e tij ka objektiv të shohë larg. Sigurisht që një prej ëndrrave është fitorja e Ligës së Kampioneve. Duhet që të ngremë nivelin dhe të vendosim objektiva të mëdha. Por sigurisht që kemi krenari dhe dëshirë për t’i arritur. Duhet të provojmë dhe e rëndësishme është që të mos kemi pengje në fund të rrugëtimit”, tha Marota.

LUKAKU- Në intervistën e tij u pyet edhe për Romelu Lukakun dhe episodin e pakëndshëm që ndodhi me të në fillimin e sezonit të kaluar. “Episodi sigurisht që është një moment negativ që synon të anulojë të gjitha emocionet pozitive dhe adrenalinën që kemi jetuar në këto vite. Por Lukakun duhet ta falënderojmë për atë që ka bërë dhe gjithmonë është impenjuar për skuadrën e Interit.

Më mirë ta kujtojmë për gjërat pozitive dhe jo për ato negative. Nuk duhet të harrojmë që ne i shtuam vlerën në treg atij dhe bëmë një shitje të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik për të ndërtuar skuadrën e yllit të dytë. Me të kemi fituar një titull kampion dhe sigurisht që edhe ai është një personazh në historinë e klubit të Interit”, shtoi më tej presidenti.

SEZONI I RI- Nuk mund të mungojë një opinion për kampionatin që pritet të fillojë për një javë. “Unë jam optimist si natyrë dhe do të jetë një sezon i bukur. Stadiumi? Na mungon një shtëpi. Sot për sot kemi ‘San Siron’ që e ndajmë me një skuadër tjetër. Një stadium i ri do të ishte një forcë e madhe për një klub futbolli. Jemi duke bërë gjithçka për këtë ëndërr që kanë edhe tifozët. Jemi në luftë me burokracinë italiane që të vonon kot. Por sigurisht që nuk është i lehtë për t’u ndërtuar. Kemi në plan një stadium me 70 mijë tifozë”, sqaroi ai.

FUTBOLLI- Me shumë vite eksperiencë në këtë sport, Bepe provon që të bëjë një krahasim mes futbollit të vjetër dhe atij të ri. “Më përpara vendimet merreshin nga një drejtues i vetëm, ndërsa tani janë skuadra që marrin vendimet dhe nga teknikë që analizojnë të dhënat, rezultatet, rendimentin fizik. Futbolli është bërë industrial sepse lojtarët zgjidhen edhe nga algoritmet. Teknologjia është një element që ndihmon shumë, por jo vendimtar.

Ajo që i mungon futbolli është që të jetë i hapur për të gjithë. Një botë e aksesueshme nga të gjithë dhe pa rregulla që ndërlikojnë lojtarët. Të huajt nuk kanë faj që vijnë në futbollin tonë. Faji është i akademive që nuk iu japin besim italianëve. Ne tek Interi po mendojmë për të ndërtuar një skuadër të dytë për të rritur të rinjtë. Sot për sot mes ekipit të të rinjve dhe ekipit kryesor ka një hendek të madh që i përket moshës. Por ka shumë ndeshje dhe kjo është një mungesë respekti për lojtarët që po stërmundohen në shumë kompeticione. Nuk kanë forcë për t’i përballuar të gjitha”, përfundoi Marota.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →