Shqipëria zhvilloi një miqësore mbrëmë me Kilin ku humbi me rezultatin 0-3.
Por jo çdo gjë shkoi keq për kuqezinjtë, të paktën jo për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Ashtu siç pritej, në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit.
Sipas “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar drejtuesi bardhezi me performancën e treguar. Tashmë ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin. Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Kjo do ishte një mundësi shumë e madhe për një ndër yjet e Kombëtares shqiptare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co