Mario Mitaj ia kalon edhe Asllanit, lojtari me saktësinë më të lartë të pasimit te Kombëtarja

mario mitaj ia kalon edhe asllanit lojtari me saktesine me te larte te pasimit te kombetarja

Liga e Kombeve përfundoi në mënyrën që tifozët shqiptarë më pak e kishin imagjinuar. Nt Shqipëri llogaritë po kryheshin për vendin e parë në grup, por ajo humbje me Ukrainën na dërgoi në vendin e fundit. Një pozicion që e zbret Kombëtaren në Ligën C.

Ditën e sotme FSHF-ja ka shpërndarë një statistikë sa i përket pasimeve të kryera nga lojtarët kuqezinj në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Mario Mitaj prin listën e futbollistëve të Kombëtares me saktësinë më të lartë të pasimit në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi shqiptar ka një saktësi pasimi prej 89.5%, teksa 277 prej 308 pasimeve të tij kanë përfunduar në zotërim të shokëve të skuadrës. Pas tij vjen Kristjan Asllani me një saktësi 89%. Ndërkohë top 5-shja plotësohet me Ardian Ismajlin (88.84%), Nedim Bajramin (87.5%) dhe Ylber Ramadani (83.34%)./Sport Ekspres/

mario mitaj ia kalon edhe asllanit lojtari me saktesine me te larte te pasimit te kombetarja

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →