Ndeshjet e javës së parë të kampionatit të Maqedonisë së Veriut kanë dhuruar menjëherë rezultate shumë interesante, duke vënë në kryesim dyshen Shkëndija-Struga të cilat ashtu si në edicionin e kaluar do të rivalizojnë për titullin.
Shkëndija ka fituar me rezultatin e thellë 3-1 ndaj Besa 1976 në transfertë, në një ndeshje ku gjeti golin me penallti në pjesën e dytë edhe i kthyeri “në shtëpi” Besart Ibraimi. Struga ndërkohë mundi Tikvesh me rezultatin minimal 1-0 falë një goli në minutën e 89 nga Kampaore, për të marrë tre pikët që në ndeshjen e parë të kampionatit.
Ndërkaq, surprizë mund të quhet ndalesa në shtëpi e Shkupit, që frenoi në barazimin 3-3 përballë Voska Sport. Kjo e fundit ishte në avantazh të dy golave deri në minuat e fundit kur ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka gjeti dy herë rrjetën për të marrë të paktën 1 pikë në ndeshjen e javë së parë.
REZULTATET
Besa 1976-Shkëndija 1-3
Pelister-KF Gostivar 1-1
Rabotniçki-Sileks 1-0
Shkupi-Voska Sport 3-3
Struga-Tikvesh 1-0
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co