Avokati Arbër Hoxha, në një lidhje live në rubrikën Çështja e ditës në News 24 të moderatorit Klevin Muka ka komentuar procesin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
Hoxha theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë mbi palët dhe të japë një vendim për maksimumi 15 ditët e ardhshme.
Avokati Arbër Hoxha: Mandati i Xhaçkës është bërë një sagë në Gjykatën Kushtetuese. Sa pashë seancën, Bardhi ishte në lartësinë e duhur. Nëse GJK do ta gjejë me vend kërkesën e 1/5 deputetëve, se Xhaçka nuk e meriton të jetë deputete, atëherë mund t’i hiqet mandati i deputetes. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë nëse investitori strategjik është e ligjshme dhe e dyta nëse lejohet që bashkëshorti/bashkëshortja përfiton apo jo.
Gjykata Kushtetuese të ndalë ping-pongun. Ne jetojmë në Shqipëri dhe GJK duhet të ngrihet mbi palët e jo të jetë me palët. Ka mbi 3 vite që Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim. Zvarritja e procesit është absurditet. Brenda 15 ditësh GJK duhet të marrë vendim për mandatin e Xhaçkës.
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co