E ndërsa skuadra e Manchester Cityt bindi në ndeshjen e javës pas fitores në transfertë ndaj Çelsit, problematika që kërkon zgjidhje tek “qytetarët” në këto momente është e ardhmja e teknikut Pep Guardiola.
Spanjolli i ka “dribluar” me shumë finesë shpesh herë pyetjet e gazetarëve lidhur me të ardhmen e tij, por sipas mediave britanike këtë herë është vetë klubi nga Manchesteri që i kërkon Guardiolës që të marrë një vendim sa më pare, madje sikundër raportojnë këto media ata I kanë kërkuar spanjollit të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo sezonin e ardhshëm deri në fund të Dhjetorit.
Kujtojmë që ky është sezoni i fundit sipas kontratës mes Cityt dhe Pep Guardiolës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co