Manchester City ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës, duke transferuar në Premier League fantazistin e talentuar brazilian, Savinho. Futbollisti 20-vjeçar shkëlqeu sezonin e kaluar te spanjollët e Gironës, që ishin edhe surprizë në La Liga, por mbetej në pronësi të francezëve të Troyes, një klub satelit i Manchester City-t, pasi është në pronësi të “City Football Group”.
Pikërisht kjo lidhje lehtësoi edhe më shumë punën e Pep Guardiolës dhe “citizens” për të mundësuar transferimin e brazilianit në “Etihad Stadium”, aty ku do të duhet të djersijë jo pak për të fituar besimin e trajnerit dhe një fanellë titullari.
Sezonin që lamë pas në Spanjë, Savinho luajti plot 41 ndeshje me Gironën në të gjithë kompeticionet dhe arriti të shënojë 11 gola, duke konfirmuar se është padyshim një nga futbollistët më premtues. Braziliani ka firmosur me Manchester City-n një kontratë që do ta mbajë aty për të paktën 5 sezonet e ardhshme, teksa ka zbuluar se do të mbajë të veshur fanellën me numrin 26.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co