Madridi është “zjarr”, klubet thërrasin “zotat” në Champions

madridi eshte zjarr klubet therrasin zotat ne champions
madridi eshte zjarr klubet therrasin zotat ne champions

Atletiko dhe Reali do të luajnë sonte në mbrëmje një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Një euroderbi që mban frymën e një qyteti të tërë. Një derbi i veçantë, siç tregohet edhe nga shifrat.



EUROPA FLET PËR REALIN – Sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s, Atletiko dhe Reali janë përballur me njëritjetrin në njëmbëdhjetë raste në kompeticionet evropiane gjatë historisë së tyre, me tri fitore për ekipin bardhekuq, gjashtë për skuadrën e bardhë dhe dy barazime.

“METROPOLITANO”, NJË FORTESË – Atletiko ka nevojë për një fitore për të përmbysur situatën. Ajo mund të bazohet dhe te forca në “Metropolitano”. Skuadra e Simeones ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions League. Përjashtimi i vetëm është humbja 3-1 e këtij sezoni ndaj Lilës.

TRANSFERTA – Reali i Madridit vjen në sfidën e sotme pas një serie prej tri fitoresh radhazi jashtë shtëpisë në Champions League, pasi ka mposhtur Sitin 2-3, Brestin 0-3 dhe Atalantën 2-3. Tri fitore që erdhën pas dy humbjeve radhazi kundër Liverpulit (2-0) dhe Lilës (1-0).

PËRMBYSJET – Atletiko ka përmbysur në 13 raste fatin e kualifikimit nga 25 përballje dyshe në ndeshjet e mëparshme evropiane, pasi ka humbur ndeshjen e parë jashtë fushe.

KONFIRMIMI – Reali i Madridit është kualifikuar në 49 raste nga 62 përballje dyshe në kupat e Europës, pasi ka fituar ndeshjen e parë në shtëpinë e tij. Më e fundit kundër Çelsit në sezonin 2022-2023.

MBAPE-ALVAREZ – Kilië Mbape është golashënuesi më i mirë i Realit me 29 gola në 42 takime në këtë sezon. Julian Alvarez është golashënuesi më i mirë i Atletikos me 22 gola, por më pak ndeshje.

BELLINGAM – Anglezi nuk ka mundur t’i shënojë asnjë gol Atletikos në 6 përballje të deritanishme kundër bardhekuqve në të gjitha kompeticionet.

OBLAK – Portieri slloven i Atletikos do të arrijë sonte në mbrëmje Iker Kasijasin (Real) si portieri me më shumë ndeshje në historinë e derbit të Madridit, 34 takime.

DERBI I PANKINAVE – Diego Simeone dhe Karlo Ançeloti janë përballur 27 herë gjatë karrierës së tyre si trajnerë, me italianin që ka fituar dhjetë herë dhe argjentinasin nëntë, si dhe tetë barazime.

PENALLTITË – Atletiko e Madridit ka fituar tri nga 7 rastet kur ndeshja është vendosur nga penalltitë, ndërsa Reali i Madridit ka fituar tri nga pesë, sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →