Luminesen – Dajti, finalja e madhe e FSHF Cup 2024-2025

luminesen dajti finalja e madhe e fshf cup 2024 2025
luminesen dajti finalja e madhe e fshf cup 2024 2025

Luminesen dhe Dajti janë dy skuadrat që do të luftojnë për trofeun e FSHF Cup për edicionin 2024-2025. Të dy ekipet kaluan me sukses fazën gjysmëfinale, duke siguruar biletat për finalen e madhe.

Ndeshjet gjysmëfinale u zhvilluan në “Shtëpinë e Futbollit”, në një atmosferë të zjarrtë. Luminesen arriti finalen pasi mposhti Vila L pas kohës shtesë. Koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në shtesë Luminesen shënoi dy herë, duke vulosur fitoren 2-0.
Nga ana tjetër, Dajti triumfoi minimalisht 1-0 ndaj ATS, duke siguruar vendin në finale.

Finalja e FSHF Cup mes Luminesen dhe Dajtit do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa data dhe ora e ndeshjes do të përcaktohen së shpejti nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →