Luiza Gega në mesin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO: E çuditshme mënyra si janë ngritur akuzat!

luiza gega ne mesin e mbeshtetesve te veliajt para gjkko e cuditshme menyra si jane ngritur akuzat
luiza gega ne mesin e mbeshtetesve te veliajt para gjkko e cuditshme menyra si jane ngritur akuzat

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, i është bashkuar qindra qytetarëve në një protestë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.



Gega, e njohur për arritjet e saj në sport, u shpreh se beson në pafajësinë e Veliajt dhe vlerëson kontributin e tij në zhvillimin e Tiranës.

Kampionia shqiptare u shpreh se beson te organet e drejtësisë por theksoi se mënyra se si kjo veproi ishte e padrejtë, duke iu referuar arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.

“Këto supozime më duken të çuditshme si janë bërë. Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha Gega.

“Nuk po protestojmë thjeshtë kemi ardhur këtu në mbështetje të kryetarit”,- shtoi dhe Izmir Smalaj.

dsaadmin

Learn More →