Luis Diaz është lojtari i Bajernit, por kaloi tre vite e gjysmë te Liverpuli. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën klubit të kuq.
“Tre vjet e gjysmë që do t’i mbaj gjithmonë në zemër. Erdha me të gjitha ëndrrat e botës dhe jam krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku. Kam takuar njerëz të jashtëzakonshëm, kolegë të jashtëzakonshëm, trajnerë që më kanë ndihmuar kaq shumë dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Liverpuli është vërtet një ekip i veçantë dhe do t’i mbaj të gjithë në zemrën time. Cikli mbaron këtu dhe është kënaqësi të shohësh prapa dhe të kuptosh sa të lumtur ishim. Jo vetëm për trofetë që fituam, por për unitetin dhe miqësinë që e bënë të mundur gjithçka. Pati ulje-ngritje, si gjithmonë, por gjithmonë kishte sinqeritet. Siç duhet të jetë në një familje. Është mirë të largohesh me ndjenjën se ke bërë detyrën tënde dhe, mbi të gjitha, të largohesh si kampion. Do të kishte qenë një lamtumirë perfekte, nëse nuk do të kishim humbur njërin prej nesh në mënyrë kaq tragjike. Siç thashë dhe e përsëris, i mbaj të gjithë me vete në zemër, por një në veçanti: Diogon (Zhota). Nuk do ta harroj kurrë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë. Faleminderit për gjithçka. Nuk do të ecësh kurrë vetëm”, shkruan ai në “Instagram”.
PANORAMASPORT.AL
The post Luis Diaz i jep lamtumirën Liverpulit: Mbaron një cikël perfekt, Diogo Zhota do të jetë gjithmonë në zemrën time appeared first on Gazeta Shqiptare Online.