
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se faza e luftimeve intensive kundër Hamasit po i vjen fundi.
Megjithatë ai ka shtuar se lufta nuk do të ndalet deri në momentin që grupi i Hamasit të mos ketë më kontrollin e Rripit të Gazës.
Lufta mes Izraelit e Hamasit ka nisur që në tetor të vitit të shkuar me sulmin e ndërmarrë nga Hamasi në territorin izraelit dhe marrjen e pengjeve.
Ata që po e vuajnë luftën janë civilët, të cilët janë zhvendosur disa herë në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve e për të mbijetuar, dhe ende nuk e dinë se kur do të vijë momenti që nuk do t’u duhet të përballen me frikën nga vdekja.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co