Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillojë më tepër kontakte ndërkombëtare, me qëllim që të mundësohet marrja e ndihmave që do të forcojnë Ukrainën përballë agresionit rus.
Në një videomesazh, Zelensky bëri me dije se po përgatiten pako të reja me ndihma ushtarake për luftëtarët në zonat e luftës.
“Pasi të ketë mbaruar kjo javë, do të mund të themi që Ukraina është forcuar. Është thelbësore që ne të shohim marrëveshje më të qarta në raportet tona dypalëshe çdo javë, si dhe rritje të qëndrueshmërisë në furnizimet me armatim, municione dhe automjete nga aleancat tona të mbrojtjes”, është shprehur ai.
Zelensky u shpreh mirënjohës ndaj vendeve që ndihmuan Ukrainën “duke siguruar që aleancat të funksionojnë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co