Më shumë se 70.000 persona që luftojnë në ushtrinë ruse kanë humbur jetën deri tani në luftimet në Ukrainë.
BBC raporton se pjesa më e madhe e tyre janë civilë, vullnetarë që iu bashkuan forcave të armatosura pas fillimit të luftës.
Çdo ditë, emrat e të vrarëve në Ukrainë, nekrologjitë e tyre dhe fotografitë nga funeralet e tyre publikohen në të gjithë Rusinë në media dhe në rrjetet sociale.
BBC Russian dhe faqja e pavarur e internetit Mediazona i kanë mbledhur këta emra, së bashku me emrat nga burime të tjera të hapura, duke përfshirë raportet zyrtare.
Varret e reja në varreza kanë ndihmuar gjithashtu në dhënien e emrave të ushtarëve të vrarë në Ukrainë – këto zakonisht shënohen me flamuj dhe kurora të dërguara nga ministria e mbrojtjes.
BBC pretendon se ka identifikuar emrat e 70,112 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë, por numri aktual besohet të jetë dukshëm më i lartë. Disa familje nuk i ndajnë publikisht detajet e vdekjeve të të afërmve të tyre, ndërsa analiza e edias britanike nuk përfshin emrat që nuk ishin në gjendje t’i kontrollonin, apo vdekjet e milicisë në Donetsk dhe Luhansk të pushtuar nga Rusia në Ukrainën lindore.
Sa për Ukrainën – ajo rrallë komenton shkallën e vdekjeve të saj në fushën e betejës. Në shkurt, presidenti Volodymyr Zelensky, tha se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë, por vlerësimet e bazuara në inteligjencën amerikane sugjerojnë humbje më të mëdha.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co