Arrihet marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar se është arritur marrëveshja për shkëmbimin e 100 të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM, duke cituar një deklaratë të ministrisë së Jashtme.
Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se kjo është përpjekja e tretë ndërmjetësuese midis Rusisë dhe Ukrainës këtë vit, duke shtuar se ajo po bën thirrje për diplomaci, dialog dhe qetësim të situatës.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co