Lufta në Lindjen e Mesme/ Zaloshnja: Irani si oktapod, ja pse Izraeli nisi sulmet ndaj Hezbollah

lufta ne lindjen e mesme zaloshnja irani si oktapod ja pse izraeli nisi sulmet ndaj hezbollah
lufta ne lindjen e mesme zaloshnja irani si oktapod ja pse izraeli nisi sulmet ndaj hezbollah

Pedagogu Altin Zaloshnja në emisionin “Open” në News24 e konsideroi Iranin si një lloj oktapodi që zgjat tentakulat, por që nuk del direkt në skenë në konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme.

Zaloshnja tha se në zhvillimet gjeo-strategjike, duket se Irani ka hyrë në lojë, qoftë edhe në prapaskenë, për të tërhequr vëmendjen nga lufta e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Ai tha se Hezbollahu e ka kapacitetin për t’iu kundërpërgjigjur Izraelit, ndaj edhe Izraeli ka nisur sulmet për të minimizuar sa të jetë e mundur këtë kapacitet luftarak.

[embedded content]

“Hezbolahu ka kapacitet armatimi që mund të godasë Izraelin në çdo pjesë të tij, por në anën tjetër izraelitët kanë atë sistemin mbrojtës që shkatërron nga katjushkat te raketat”, tha Zaloshnja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →