
Sipas një shërbimi sekret i marrë nga Wall Street Journal rreth 10% e stafit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Rripin e Gazës kanë lidhje me Hamasin ose Xhihadin Islamik.
Një burim i qeverisë amerikane i tha gazetës se informacioni në dokument është shumë i ndjeshëm dhe bazohet në mbikëqyrjen e telefonave celularë, hetimet e terroristëve të kapur të Hamasit, dokumentet e gjetura mbi terroristët e vrarë dhe më shumë. Sipas të njëjtit burim, Izraeli e ka ndarë këtë informacion me qeverinë amerikane dhe kjo ka çuar në pezullimin e ndihmave humanitare për UNRWA nga SHBA dhe vende të tjera.
UNRëA nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë operacionet e saj në Gaza pas shkurtit. Ndërkohë, UNRWA njoftoi sot se nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë operacionet e saj në Rripin e Gazës dhe rajonin më të gjerë pas fundit të shkurtit, nëse financimi nuk rifillohet. Një numër vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë, pezulluan fondet për agjencinë e ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë pas akuzave se 12 nga stafi i saj ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit nga militantët e lëvizjes islamike palestineze Hamas në Izrael.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co