
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të takohet sot në Moskë me koordinatorin special të Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, raporton Tass.
“Sot ministri i Jashtëm rus do të presë koordinatorin special të Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, i cili aktualisht ndodhet në Moskë”, tha ai.
Mes të tjerash ai shtoi se; “Takimi do të ketë të bëjë me situatën aktuale në zonën e konfliktit izraelit- palestinez, kryesisht në Rripin e Gazës, duke marrë parasysh objektivin e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co