
Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka ndarë pamje të mrekullueshme nga Tirana. Ndryshe nga disa vite më parë kur VIP-at preferonin të ndanin momente të bukura vetëm nga jashtë kufijve të vendit, gjithnjë e më shumë ata po hedhin foto nga kryeqyteti shqiptar.
Transformimi i Tiranës ka kthyer vëmendjen e emrave të njohur drejt qytetit, duke bërë që ata të ndajnë me fansat e tyre pamje të bukura nga sheshet, bulevardet dhe ambiente të tjera të kryeqytetit.
Fotot janë pritur shumë mirë nga fansat, të cilët janë kënaqur të shohin idhujt e tyre në rrugët e qytetit të tyre.
Tiranë po bëhet një destinacion i preferuar për fotosesionet e tyre, duke shpalosur një pamje të re dhe të bukur të kryeqytetit shqiptar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co