
Reali i Madridit do të presë mbrëmjen e nesërme në “Santiago Bernabeu” Milanin. Dy klube që emblemë të Ligës së Kampionëve do të vihen në sfidë ndaj njëri-tjetrit. Këtë fakt e ka theksuar edhe vetë Fonseka në konferencën e tij për shtyp. Trajneri i Milanit ka thënë se kjo do të jetë një sfidë mes dy klubeve të cilat tërheqin njerëzit që e duan futbollin.
“Është një ndeshje mes dy ekipeve që kanë fituar më shumë tituj të Ligës së Kampionëve. Është e vështirë të thuash nëse janë klubet më të mira. Sot ka shumë të tilla, por është padyshim një sfidë mes dy klubeve që tërheqin njerëzit që e duan futbollin”, ka deklaruar Paolo Fonseka./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news