
PSG-ja u mposht me rezultatin 0-1 përballë Liverpulit, pavarësisht faktin se dominoi tërësisht lojën. Luis Enrikja ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se ekipi i tij meritonte të fitonte, por ndonjëherë duhen pranuar edhe padrejtësitë e futbollit. Trajneri i PSG-së ka deklaruar se skuadra e itj është gati për ndeshjen e kthimit në Liverpul, ku do të kërkojë përmbysjen për të kaluar më tej në Ligën e Kampionëve.
“E merituam qartësisht të fitonim. Krijuam shumë raste. Ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë këtë sezon dhe në të shkuarin në Ligën e Kampionëve. Lojtari më i mirë i Liverpulit ishte portieri i tyre, Alison. Shpesh herë futbolli është i padrejtë dhe na duhet ta pranojmë. Por jemi gati për në Liverpul. Nuk kemi asgjë për të humbur. Jam krenar me lojtarët e mi, me ekipin tim, me tifozët. Përmbysje? Sigurist që do ta bëjmë”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news