
Ronald Arauho ishte pak më i përfshirë në deklaratat e tij pas ndeshjes kundër Betisit, ku Barça siguroi një pikë që e ka çuar në +4 diferencën me Realin.
“Është një shije e hidhur. Ne donim tri pikët në shtëpi, por në përgjithësi vazhdojmë t’i shtojmë pikët, gjë që është e rëndësishme.
Tani është koha të vazhdojmë, sepse jemi katër pikë larg nga Madridi. Ne fokusohemi te vetja dhe donim të fitonim. Por, kur nuk mund të fitosh, është më mirë të mos humbasësh”, tha ai.
Mbrojtësi foli edhe për arbitrimin e Gil Manzanos. “Në fund këto janë detaje dhe për mua ishte një këndore e qartë. Por gjyqtari nuk e sinjalizoi. Gjithmonë duhet të luftojmë kundër gjithçkaje”, tha ai.