Lojërat Olimpike/ Eurosporti e shkarkon komentatorin për shkak të komenteve s*ksiste për gratë në Paris 2024

lojerat olimpike eurosporti e shkarkon komentatorin per shkak te komenteve sksiste per grate ne paris 2024





































Eurosporti e ka larguar një komentator veteran të sportit nga detyra si komentator i notit në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi ai kishte bërë komente seksiste për garueset e notit nga Australia.

lojera olimpike paris 2024

Gazetari britanik Bob Ballard tha gjatë komentimit drejtpërdrejt, pasi Australia e fitoi medaljen e artë në 4×100 metra stil i lirë në not: “Epo, gratë e përfunduan. Ju e dini se si janë gratë… sorollaten, vënë grim”.

Bashkëkomentatorja e tij, Lizzie Simmonds, e cila garoi për Britaninë në Lojërat Olimpike Londra 2012, i reagoi atij gjatë transmetimit duke i përshkruar komentet e tij si “fyese”.

“Gjatë një segmenti në transmetimin e Eurosportit, komentatori Bob Ballard, bëri një koment të pavend”, tha Eurosporti në një komunikatë të dielën.

“Për këtë, ai është larguar nga detyra e komentatorit menjëherë”.

Eurosporti i mban të drejtat kryesore për transmetimin e Lojërave Olimpike në Evropë dhe ka marrëveshje licencimi me rrjetet publike kombëtare.

Ballard është komentator i kamotshëm i Olimpiadës për BBC-në, e cila ka marrëveshje për të transmetuar një numër të kufizuar ngjarjes olimpike./rel

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →