Liverpuli fiton pa bërë spektakël, Slot: Edhe babai im ma thotë këtë

liverpuli fiton pa bere spektakel slot edhe babai im ma thote kete
liverpuli fiton pa bere spektakel slot edhe babai im ma thote kete

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ka pranuar se babai i tij e telefonoi për t’i thënë se fitorja ndaj Lilës të martën nuk ishte emocionuese.



“Reds”-at vulosën kualifikimin e tyre në raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në mars, pasi Mohamed Salah dhe Harvi Eliot shënuan në një fitore 2-1 për anglezët kundër ekipit francez. Skuadra e holandezit është në krye të tabelës së Champions-it dhe Premier Ligës pas një nisje sezoni të parë të jashtëzakonshëm nën drejtimin e holandezit.

Të kuqtë vijojnë të jenë fitues, por natyrisht kanë ndryshuar disi stilin e lojës pas largimit të Jyrgen Klopit në fund të sezonit të kaluar. Gjermani e përshkruante si “heavy metal” stilin elektrizues të futbollit të tij, ndërsa i pyetur në konferencën e djeshme përpara ndeshjes me Ipsuiçin nëse tifozët mund të presin fitore me rezultate më të thella, Slot tha: “Jo, kjo është e vështirë për tifozët dhe babai im është gjithashtu një tifoz dhe kur e telefonova pas ndeshjes ai gjithashtu më tha ‘oh, nuk ishte aq emocionuese” si ndeshjet e tjera të Liverpulit për ndeshjen kundër Lilës.

Dhe pastaj duhet të përpiqem t’i shpjegoj atij se këto ndeshje mund t’i humbni lehtësisht nëse filloni të luani me topat e vështirë. Por ai nuk është gjithmonë dakord me mua. Si menaxher, unë isha mjaft i kënaqur me paraqitjen tonë kundër Lilës, sepse ata ishin një ekip që është shumë i organizuar dhe me aq shumë kontroll”. Ai paralajmëroi gjithashtu se Ipsuiçi nuk duhet marrë edhe aq lehtësisht: “Ata kanë qenë ndonjëherë të pafatë në momentet e fundit të ndeshjeve. Pjesa e dytë e sezonit është gjithmonë më e vështirë sepse disa skuadra forcohen gjatë dimrit. Është e drejtë të thuhet se ata janë përmirësuar dhe ky është një kompliment për Kieran MekKenan”.

Holandezi konfirmoi gjithashtu se Liverpuli do të jetë pa mesfushorin Kërtis Xhons për ndeshjen e sotme, pasi ai u zëvendësua në pjesën e parë në fitoren e mesjavës ndaj Lilës. Megjithatë trajneri largoi frikën se Ibrahima Konate nuk është mirë, pasi francezi tha se kohët e fundit ka luajtur me dhimbje që kur u kthye nga një dëmtim në gju në fillim të këtij muaji.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →