Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” për futbollin shqiptar, po mbahet sot prej orës 20:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Jo vetëm “Topi i Artë” për djem dhe vajza, por do të ketë çmime dhe për trajnerin dhe talentin e vitit te djemtë dhe vajzat. Po ashtu një çmim është rezervuar dhe për arbitrin e vitit.
Ndërkohë do të ndërtohet dhe formacioni më i mirë për vitin e lënë pas, me lojtarët që dhanë kontribut në futbollin shqiptar. “Këpuca e Artë” do t’i jepet golashënuesve më të mirë në Superioren e djemve dhe vajzave.
Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica
Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi
Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja
Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi
Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa
Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi
LIVE
ORA 20:24- Këndohet kënga e të madhes Vaçe Zelës. (VIDEO)
ORA 20: 22- Prezantohet maskota e Shqipërisë “Alban”.
ORA 20:20- Juxhin Xhaja zgjidhet arbitri i vitit 2024.
ORA 20:15- “Këpucën e Artë” për djem e fiton Bekim Balaj. Çmimi jepet nga ish-futbollisti i njohur Sulejman Demollari.
ORA 20:05- Presidenti Duka mban fjalimin përpara të gjithë sallës.
PANORAMASPORT.AL