Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja do të vlerësojë më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. Gazetarët sportivë dhe analistët e sportit kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2024 në “Abissnet Superiore”.
Në portë është përzgjedhur Alen Sherri, ndërsa mbrojta përbëhet nga Ndreca në të majtë, Xhemaili dhe Malota në qendër dhe Kruja në të djathtë. Mesfusha me 3 lojtarë është e ndërtuar nga Aleksi, Zejnullai dhe Arinaldo Rrapaj. Sakaq, Zabërgja, Rashica dhe Balaj plotësojnë formacionin në sulm./Sport Ekspres/
Formacioni i vitit ‘Abissnet Superiore’ 2024: Alen Sherri-Edison Ndreca, Arbenit Xhemaili, Renato Malota, Arsid Kruja- Arbin Zejnullai, Albano Aleksi, Arinaldo Rrapaj- Baton Zabërgja, Bekim Balaj, Ermir Rashica.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news